11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Haziri: LDK pa hezitim e nominon Isa Mustafën për president

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Debat Plus ka folur rreth zhagitjes së arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me VV-në.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk ka ndërmjetësues ndërkombëtar e as të brendshëm, por që u arrit me parime.

“Edhe pse QUINT-i ka qenë me pa zhvillimet dhe ngërçin politik, për me pa rolin e tyre ata kanë qenë neutral.

S’ka pas konsipracion politik, marrëveshja ka përfundu shumë e shëndetshme.

- Advertisement -

Problemi kryesor që s’kishte marrëveshje ka qenë mirëbesimi politik, sepse s’ka pas besim të mjaftueshëm, përkundër javëve. Ne kemi pas 19 opsione që janë diskutuar për marrëveshje. E kam dit që deri momentin e fundit ka me pas vështirësi, por e kam dit gjithashtu se do të ndodhë, ka thënë Haziri, përcjellë IndeksOnline.

Sa i përket emrit të presidentit, ai ka thënë se kjo do të bëhet kur të vjen afati kushtetues.

- Advertisement -

“Kur të vjen afati kushtetues dy liderët pajtohen për emrin që shkon nga VV për president. Në kërkesën e VV-së që të zbardhet emri i presidenti, ne kemi thënë s’mund të flasim jashtë afateve kushtetuese. Edhe pse LDK pa hezitim e nominon Isa Mustafën për president, ai ka kërkuar që mos të lakohet emri i tij dhe as emra të tjerë, sepse duam të sillemi korrekt karshi marrëveshjes”.

Haziri shtoi se më 23 dhjetor është tejkaluar pengesa e postit të presidentit, po tha që i vetmi problem mund të jetë Lista Serbe.

“Jemi të sigurt që me marrëveshje e kemi eliminu rrezikun e moszgjidhjes se presidentit.

Është rrethanë rënduese, roli i Listës Serbe, sepse e kanë legjitimu kabinetin dhe kryeministrin, varet si sillen ata në këtë proces”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit