Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinon” dhe gjatë emisionit është përplasur me gazetaren Klodiana Lala e cila i ka kërkuar ‘llogari’ Ramës për foton me biznesmenin Ardian Çapja.
Rama: Qenke komplet tap topi.
Fevziu: O Klodi mos i jep tani opinion se të mban deri nesër
Rama: E para punës zonjë mësohu njëherë meqë je e fushës dhe meqë pretendon që flet për kushtetutën dhe ligjet, kur më drejtohesh mua…
Lala: Nuk pretendoj zoti Kryeministër, kam shkollimin përkatës
Rama: E di sa kam parë unë me shkollë. Vajta një ditë në një restorant dhe më erdhi një kamarier…
Lala: Kjo është strategji, po na jep një përgjigje
Rama: Po ça strategjie, më lër të flas
Edi Rama: Ti do ta mbyllësh gojën kur të flas unë
Fevziu: O Klodi mos i ndërhy se merret me ty dhe iku koha
Rama – Lalës: Ke 10 minuta që flet përçart… Do ta mbyllësh gojën kur flas unë. Kur ti flet, unë e mbyll gojën, por deri në një pikë se ti paske problem me frenat.