-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vjen reagimi i kryeministrit Kurti për nënshkrimin e dy marrëveshjeve me Serbinë

Rekomandime

Kryeminstri Albin Kurti, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Serbinë, për linjën ajrore dhe hekurudhave.Kjo marrëveshje është nënshkruar sot në Gjermani, në prezencë të ambasadorit Richard Grenell, teksa Kurti thotë se negociatat për to, janë bërë nga qeveria e kaluar.Madje, ai thotë se si qeveri e Kosovës, nuk janë informuar për përmbajtjen e kësaj marrëveshje, duke thënë se nuk kanë pranuar asnjë draft se çka përmban ajo.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:
Sot në Berlin janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit