0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pas uljes së pagave në Qeveri, kërkohet edhe ‘goditja’ ndaj deputetëve

Rekomandime

“Asnjë Qeveri dhe legjislaturë në Kosovën e pasluftës nuk kanë punuar për interesat e shtetit dhe popullit. Interesat personale dhe pasurimi i politikanëve ka qenë prioritet i tyre. Zvogëlimi i pagave dhe heqja e privilegjeve nga ana e kryeministrit Kurti për kabinetin e tij qeveritar është një hap i mirë. Edhe pse s’ka ndonjë peshë të madhe ekonomike, pa dyshim që ka peshë etike. Këtë hap duhet ta ndjek edhe Kuvendi i Kosovës. Por jo vetëm. Pagat duhet të zvogëlohen edhe në borde dhe agjenci, duke filluar nga Trusti Pensional dhe Telekomi i Kosovës”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, konsideron se qeveria e koalicionit LDK-LVV, do të mbetet në histori nëse vazhdon kështu me këto reforma të filluara.

“Si e para qeveri në shtetin e pa varur të Kosovës që ka menduar për shtet ndërtim serioz dhe për interesin e qytetarit, që të jetë i barabartë me pushtetarët, aq sa e mundësojnë rrethanat dhe kushtet. Kështu mendohet për faktin se hapi i parë ishte goditja e sistemit të pagave të larta për zyrtarët në kupolën e shtetit”, thotë Krasniqi.

Këtë shembull sipas Krasniqit, tani duhet ta ndjek edhe legjislativi, Kuvendi i Kosovës ku do të duhej të rishikohet dhe të bëhet racionalizimi i pagave për deputetët dhe zyrtarët tjerë në Kuvend, pas vendimit të guximshëm në Qeverinë e Kosovës.

- Advertisement -
Faik Krasniqi

“Asnjë Qeveri dhe legjislaturë në Kosovën e pasluftës nuk kanë punuar për interesat e shtetit dhe popullit. Interesat personale dhe pasurimi i politikanëve ka qenë prioritet i tyre. Zvogëlimi i pagave dhe heqja e privilegjeve nga ana e kryeministrit Kurti për kabinetin e tij qeveritar është një hap i mirë. Edhe pse s’ka ndonjë peshë të madhe ekonomike, pa dyshim që ka peshë etike. Këtë hap duhet ta ndjek edhe Kuvendi i Kosovës. Por jo vetëm. Pagat duhet të zvogëlohen edhe në borde dhe agjenci, duke filluar nga Trusti Pensional dhe Telekomi i Kosovës. Pagat marramendëse të drejtuesve janë anormale në një vend ku mbi gjysma e popullatës janë të pa punë. Janë kompani publike dhe paratë e popullit”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, PAN-i e ka marrë shumë tragjike mbetjen në opozitë, edhe pse si opozitë kanë për detyrë të kritikojnë kur pozita tenton të gaboj ose edhe bënë gabime.

- Advertisement -

“Por në këtë fillim të punës së kuvendit nuk po i jep ato shenja të opozitës konstruktive që kritikon me bazë e me interes të përmirësimit të qeverisjes. Opozita e re po sillet sikur kurrë s’kanë qenë në pushtet, dhe po harrojnë se për disa mandate PDK ka qenë në pushtet dhe këtij vendi i ka bërë dëme të mëdha. Kosova është në gjendje të rëndë në çdo aspekt. Ky vend po zbrazet me të madhe. Nataliteti ka rënë ndjeshëm. Shkollat po mbyllen në mungesë të nxënësve. Për t’u këndellur vendi duhet të punohet shumë. Nuk mjafton vetëm të eliminohen disa gjëra negative, sepse nuk hetohet që është punuar diçka. Ekonomia duhet të jetë primare. Pa ekonomi s’ka gjë. Kur zhvillohet ekonomia rregullohet gjithçka. Krijimi i fondeve do ta zhvillonte ekonominë dhe do ta parandalonte dukshëm largimin e njerëzve nga Kosova”, përfundon analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit