3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Njihuni me ardhmërinë e ushtrisë së Kosovës

Rekomandime

Zgjohen në orën pesë të mëngjesit dhe me vrap shkojnë në sallën sportive, për të filluar përgatitjet fizike.

- Advertisement -

Janë 62 kadetët nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

E pas një ore vrap e lëvizje ushtarake, duke përshëndetur më dorë kapitenin, krijojnë formacionin e mëngjesit.

Me një formular në dorë, me përpikëri e seriozitet, ata i kontrollojnë kapitet që janë edhe kadetët e grupit.

- Advertisement -

Tani për ta, është koha e inspektimit të uniformës.

Mënyra e qëndrimit, rregullimi i mjekrës e flokëve, fshirja e këpucëve dhe hekurosja e uniformës janë elementet që shikohen në detaje.

- Advertisement -

Sipas kapitenit e kadetit të grupit, Arbis Foniq, ata dënohen në rast se nuk mbledhin pikët e duhura.

Gjatë rrugëtimit për 4 vjet me radhë, ai thotë se ky sistem e ka formuar fizikisht e moralisht e po ashtu e ka ndihmuar në formimin e personalitetit.

Me marshim, hyjnë në kuzhinë për shujtën e mëngjesit. E në bazë të vitit të studimit, e kanë të përcaktuar tavolinën së cilës i takojnë.

E kjo mund të vërehet nga numri në embleme, i cili tregon vitin kur përfundojnë shkollimin.

Pjesë e FSK-së janë edhe 6 femra, e njëra ndër to është edhe Lirza Dollomaja, nga Shqipëria.

Përveç ushtrimeve fizike, ajo thotë se kadetët janë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ditore e javore. Në të njëjtën kohë, ata përgatiten edhe për ligjëratat akademike.

Pjesë e rregullit ushtarak është edhe inspektimi i dhomave që u bëhet çdo ditë në orën 8.

Por, duke lënë pas lodhjen, stërvitjet e qëndrimin larg shtëpisë, ata thonë se pjesëmarrja në FSK u jep ndjenjë krenarie.

Në emër të këtyre kadetëve të FSK-së, Foniqi uron gjithë kosovarët për ditën e pavarësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit