“Daily Telegraph” me titull: RUSIA DHE SHQIPëRIA, ku tregon për arresimin e zyrëtarve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini, në vitin 1903.
Informacioni i mëposhtëm ka arritur nga qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjës së Konsullatës Ruse në Mitrovicë.
Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjën e rusëve, dhe ai kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëhere i kishte burgosur.
Shqiptarët i kishin konfiskuan të gjitha gjerat e rusëve, dhe pas mbajtjës të tyre për tri ditë ata i shoqëruan deri në Shkup. Konsulli rus në Shkup, kishte dorëzuar një notë proteste, dhe kërkoi që Isa Boletini, duhët të arrestohet menjëhere dhe të dëbohet nga Mitrovica, shkruan FMimages.net,
Shqiptarët janë deklaruarë se nuk do të lejojnë hapjën e Konsullatës ruse në Mitrovicë.
Një vit më vonë vritët konsulli rus në Mitrovicë. Rusia historikisht është përfshirë ne incidente politike në Mitrovicë, edhe sot treni rus është një vazhdimsi e politikës rusë për ta destabilizuar Ballkanin.
Arrestimi i ushtarve turq në vitin 1910
Pika më e rëndësishëm ishte gryka afër Kaçanikut përmes të cilit kalonte linja hekurudhore Shkup – Mitrovicë.
Kryengritesit bllokuan rrugën dhe ndaluan trenin, i cili po transportonte trupat osmane dhe pajisje ushtarake. Ushtarët turq u çarmatosën dhe pajisjet ushtarake ranë në duart e shqiptarëve.