Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur optimizëm se më 15 mars do ta thyejë bastionin e LDK’së në këtë komunë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka thënë se kjo komunë më nuk është bastion i asnjë partie politike.
Ai ka treguar se diferenca e vogël e votave në zgjedhjet nacionale në mes të LDK’së dhe VV’së e bën optimist se do të triumfojë në këtë garë për kryetar komune.
Teksa ka shpalosur ofertën për qytetarët e Komunës së Podujevës, Bulliqi ka deklaruar se programi i tij prek çdo fushë.Ai ka bërë me dije se ndër prioritetet e tij kryesore është depolitizimi i shërbyesve civilë.