-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Gazetari britanik sfidon qeverinë Kurti: A mund ta mbyllni “Ministrinë e Financave të Serbisë, Administrata Thesarit në Mitrovicë”?

Rekomandime

Gazetari britanik Tim Judah, njohës i zhvillimeve në Ballkan, i kujton kryeministrit Albin Kurti se në Kosovë akoma gjenden strukturat paralele të Serbisë, ndonëse ai është zotuar për reciprocitet e për zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

- Advertisement -

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për vendosje të masave të reciprocitetit me Serbinë, korrespondenti i “The Economist” i kujton qeverisë së Kosovës edhe strukturat paralele që gjenden në pjesën veriore të Kosovës.

“Qeveria e re e Kosovës do të vendosë ‘reciprocitet’ me Serbinë në ditët e ardhshme dhe të vendosë për pjesët e pazbatuara të marrëveshjes, që tashmë janë nënshkruar”, ka shkruar Judah në Twitter,

Ai i ka bashkëngjitur shkrimit të tij një fotografi, ku shihet një zyrë e Ministrisë së Financave të Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

“Këtu shihet një zyrë e Ministrisë së Financave të Serbisë në veri të Kosovës. Fotografinë e shkrepa dy javë më parë”, ka shkruar gazetari.

Në pllakën e objektit që e ka fotografuar gazetari britanik, shkruan “Ministria e Financave të Serbisë, Administrata e Thesarit, Filiali në Mitrovicën e Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit