Klubi i Ballkanit nga Suhareka, do të ia dhurojë të gjitha të ardhurat e ndeshjes me Ferizajn, të riut Jetlir Krasniqi i cili po kërkon ndihmë dhe ka nevojë për transplantimin e një veshke, transmeton Gazeta Metro.
Ballkani zhvillon të dielën ndeshjen e radhës në Superligë, ku kundërshtarë ka skuadrën e Ferizajt.
Klubi ka vendosur që të gjithë të ardhurat nga kjo ndeshje, të ia dhurojë Jetlir Krasniqit.
Krasniqi ka nevojë për transplantimin e një veshke dhe për këtë atij i duhet një shumë e konsideruar e parave.
Ballkani në postimin e tyre në Facebook ka publikuar edhe të dhënat e xhirollogarisë të Jetlirit, ku çdo qytetarë mund të kontribuojë me aq sa ka mundësi, për të.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit