3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Pse po ikin mjekët, flet nga Anglia kirurgu shqiptar

Rekomandime

Pse po ikin mjekët?

- Advertisement -

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për ‘Euonews Albania’ foli Dr. Kristo Papa, doktor shkencash në Londër. Teksa rrëfeu arsyet që e çua drejt largimit nga Shqipëria, ai u shpreh “sepse nuk më jepej mundësia që të gjeja një vend specializimi”.

I larguar që në moshën 6-vjeçare nga Shqipëria drejt Greqisë, ai kreu studimet në Itali ku dhe është specializuar në fushën e kardiokirurgjisë.

Ai tregon se nuk ishte e lehtë të pranohej si një mjek i huaj në Angli.

- Advertisement -

“Kishte rezistencë nga ana e pacientëve sepse më quanin si një mjek me cilësi të dobët, ashtu edhe nga ana e kolegëve që nuk ishin dakord që të specializonin dikë të cilin ata që në fillim nuk donin ta pranonin”.

Për sa i përket pagave mesatare ai tregon se asistenti i mjekut paguhet rreth “4500-5000 euro”, ndërsa një mjek specialist paguhet “rreth 6000 euro”, teksa pohon se Anglia është “ndër vendet më të mira për sa i përket punës si kirurg”.

- Advertisement -

Gjatë intervistës Papa tha se i mban lidhjet me kolegët e tij nga Shqipëria, të cilët për fat të keq kërkojnë vazhdimisht një farë ndërmjetësimi për të gjetur punë në spitalet e huaja.

Ndër të tjera, Ilva Tare e pyeti se cilat janë shkaqet kryesore të largimit të kolegëve të tyre nga Shqipëria.

Dr. Kristo Papa tha se kanë krijuar një shoqatë shqiptaro-britanike të mjekëve në të cilën janë 30-40 mjekë në shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Ai foli dhe për Samitin e Diasporës, për të cilin nuk pati mundësi të ishte i pranishëm, por tha se do të kishte propozuar që “specialistë nga diaspora, bashkë me profesionistë të huaj të vijnë të japin ekspertizën e tyre, të formojmë brezin e ri edhe kjo do jetë një mundësi për të ndaluar këtë hemorragji në një far mënyre kaq të madhe”.

Sipas tij, janë rreth 800 mijë deri në 900 mijë mjekë që janë larguar nga Shqipëria.

Ai pohoi se ka menduar dhe kthimin në Shqipëri por se për këtë “duhet të krijohen kushte” duke përmendur kushtet higjienike dhe teknologjitë e duhura për ta kryer sa më mirë profesionin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit