Haradinaj: E vetmja gjë e realizueshme nga Albin Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë

0
186
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Albin Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë.Ai në Zona B, ka thënë se heqja e taksës e kthen Serbinë këtu.

‘’E vetmja gjë e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë.

Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën.

Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’, ka thënë Haradinaj