Nëndetëset bërthamore janë të pajisura me raketa të fuqishme bërthamore që janë arma më vdekjeprurëse që njerëzimi ka shpikur.
Revista National Interest renditi disa prej tyre, prodhim amerikan e rus që mund të shkatërrojnë botën, e më e para është nëndetësja bërthamore e klasës “OHIO” e marinës së SHBA’së, që në kohën e luftës së ftohtë kishte mundësi që në më pak se gjysmë ore të bënte shkrumb radioaktiv 280 caqe të madhësisë së një qyteti.
- Advertisement -
Marina Amerikane ka në përdorim 18 nëndetëse bërthamore aktive të klasës “Ohio”.
Pas kësaj nëndetëse vjen nëndetësja “Colombia”, ndërtimi i së cilës duhet të nisë këtë vit në SHBA.
Nga nëndetëset ruse, përmenden ajo që konsiderohet “më e heshtura“Borey-A” e armatosur me raketa R-30 “Bulava” si dhe nëndetësja “Delfin” e pajisur me raketat balistike “Sineve”.
- Advertisement -