4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mediat serbe vazhdojnë ta terrorizojnë të riun serb që do të luajë për Kosovën

Rekomandime

Vendimi i të riut nga Graçanica, Ilija Iviq, për t’iu bashkuar kombëtares së Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.

Mediat atje për dy ditë rresht janë duke e vazhduar propagandën kundër të riut Iviq me shkrime e intervista.

- Advertisement -

Një prej mediave më propaganduese në Beograd “Kurir” sot ka publikuar një intervistë më një ish-lojtar të kombëtares të Serbisë.

Bëhet fjalë për Milan Lane Jovanoviq, i cili thotë se nuk arrin ta kuptojë faktin se si Iviq ka pranuar që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Ai thotë se po të ishte për vete do të priste për ftesë nga Serbia, edhe nëse pritja do të zgjaste me vite dhe do të bëhej 33 vjeç, transmeton Express.

- Advertisement -

Jovanoviq madje thotë se pavarësisht nevojës për afirmim dhe karrierë janë disa “vija të kuqe” që duhet mos i shkelur.

Ai thotë se duhet pasur shkëmbime kulturore e ekonomike mes popujve, por sipas tij gjë tjetër është të luash për një klub dhe gjë tjetër të luash për një përfaqësuese.

- Advertisement -
Ilija Iviq

Siç thotë ai përfaqësuesja është vendi ku duhet të tregohet patriotizmi.

Jovanoviq thotë se për të s’do të kishte fare vlerë një trofe bote i ftuar nga kombëtarja serbe nëse në ekip do të ishin 11 lojtar brazilian. Ai thotë se ajo do të shijonte nëse do të fitohej nga vetë serbët.

Gjatë ditës së djeshme, për shkak të vendimit të talentit, ia larguan nga puna prindërit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata e Futbollit të Kosovës, drejtuesit e Klubit Futbollistik “Flamurtari”, të gjithë reaguan për këtë ngjarje, duke e cilësuar si të papranueshme ndërhyrjen e politikës në sport.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit