14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Nga sot, dënohen me para ata që nuk e pastrojnë veturën

Rekomandime

Shoferët që nuk arrijnë të lajnë makinat e tyre, tani e tutje mund të gjobiten me një shumë të madhe

- Advertisement -

Shoferët në Australi do të marrin një gjobë deri në 450 dollarë dhe të humbasin 3 pikë, nëse targat e tyre nuk shfaqen pastër dhe qartë. Postimi në Facebook nga policia NSW-Australi ka këshilluar që të lani si duhet makinën tuaj, dhe të mos leni pas dore pastrimin e targës, përndryshe do ju kushtojë.

Sipas rregullores në rrugët dhe shërbimet të NSW, targat duhet të jenë të qarta dhe të pastra, dhe nuk duhet të mos duken, ose të mos mund të lexohen. Ndërsa ligjet dhe dënimet ndryshojnë në secilin shtet, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar menjëherë këto ligje në Facebook.

Ata thanë se ky është një kufizim i tepërt, dhe se ata nuk mund ta kenë çdoherë makinën e pastër e në nivelin që kërkohet. Por kishte edhe përdorues të tjerë që mbështetën këtë vendim të policisë, duke thënë se pajtohen me këtë gjobë.

- Advertisement -

Në Australi kanë normat më të larta të dënimeve. Shoferët e makinave në Australinë Jugore mund të gjobiten deri në 474 dollarë, ndërsa në perëndim rreth 100 dollarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit