1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Universiteti shkruan për tre ministrat kosovarë që diplomuan në Britani

Rekomandime

Tre të diplomuar në Universitetin britanik Staffordshire kanë marrë pozita të larta në kabinetin e ri qeveritar të Kosovës, shkruan faqja e universitetit.

- Advertisement -

“T’i shohësh tre të diplomuar të Universitetit Staffordshire në zyra të larta është mahnitëse dhe kjo e dëshmon ndikimin tonë ndërkombëtar”, tha Iraj Hashi, profesor i ekonomisë në këtë universitet.

Avdullah Hoti i ka mbaruar studimet master në Ekonomi për Analizë Biznesore në Universitetin Staffordshire në vitin 2002, ndërsa më pas doktoratën në Ekonomi në vitin 2007. Ai ka marrë pozitën e dytë në Qeverinë e Kosovës. Është emëruar Zëvendëskryeministër i Parë. Më herët ka mbajtur pozitën e Ministrit të Financave, Nënkryetar i Komunës së Prishtinës dhe deputet në Parlamentin e Kosovës. Ka edhe pozitën e profesorit në UP dhe është anëtar i Kryesisë së LDK’së.

Hykmete Bajrami i ka mbaruar gjithashtu studimet master në Ekonomi për Analizë Biznesore në vitin 2003, kurse më vonë studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës. Është emëruar Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

- Advertisement -

Më herët ka mbajtur pozitën e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë. Për disa mandate ka mbajtur edhe pozitën e deputetes. Është profesoresh në Universitetin e Prishtinës dhe mban edhe pozitën e anëtares së Kryesisë së LDK’së.

Lumir Abdixhiku i përfundoi studimet e doktoratës në Ekonomi në vitin 2012 dhe u bë drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest para se të bëhej pjesë e politikës dhe të garonte për deputet. Ka marrë pozitën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit. Është edhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit