Liderët e Ballkanit Perëndimor, këtë të hënë, janë mbledhur në Londër në Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) 2020.
Në kuadër të këtij Samiti që po mbahet në Londër, i cili ka për qëllim të nënvizojë investimet e mundshme dhe mundësitë e biznesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale, po marrin pjesë të gjithë krerët e qeverive nga rajoni.
Pos figurave të larta nga politika dhe biznesi, në këtë Samit po merr pjesë edhe pronari i kompanisë Viva Fresh Strore nga Kosova, z. Xhevdet Rexhepi.
Në Samitin e organizuar në Londër, e vetmja kompania Viva Fresh Store ka arritur të marrë mbështetje financiare nga BERZH në vlerë prej 10 MILION EURO për projektet e saja, të cilat kanë për qëllim, shtrirjen, rritjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm.