10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe Moskë”, avokat Ngjela akuza të forta drejt politikës shqiptare

Rekomandime

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka ak uzuar politikanët shqiptarë, si të shitur ndaj Serbisë dhe Rusisë.

- Advertisement -

Në një reagim në rrjetet sociale, avokati është shprehur se ata që duan të drejtojnë Shqipërinë duhte të njohin me themel doktrinën e ish Presidentit amerikan Woodrou Wilson.

Ai ka su lmuar edhe politikën serbe, që e cilëson si një politikë gjen ocidiale, menim ky edhe i amerikanëve dhe gjermanëve.

Ngjela ka theksuar se shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot, ndërsa thotë se shqiptarët janë në segmentin e fundit të sundimit nga të shiturit.

- Advertisement -

Statusi i Ngjelës:

Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë, duhet ta njohin me themel doktrinën e presidentit amerikan Ëoodrou Ëilson.

- Advertisement -

Ajo ka qenë doktrina që, në vitin 1919, shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët nga asgjësimi i plotë, por që kulmin e arriti me doktrinën e presidentit amerikan Bill Klinton. Doktrina Klinton, pasi shkatërroi tiraninë në ngjitje, Berisha, në vitin 1997, erdhi dhe çliroi Kosovën në vitin 1999.

Politika serbeve ka qenë dhe është një politikë gjen ocidiale. Ky në fakt është mendimi aktual amerikan dhe gjerman.

Po politika shqiptare? Ajo ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe në Moskë.

Në vitin 1920, me vr asjen historike të Esat Toptanit, u duk sikur shqiptarët do të shpëtonin nga zgjedha e të shiturve. Por kjo nuk zgjati më shumë se katër vjet.

Dhe shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot. Por, shqiptarët tani janë në segmentin e fundit të sundimit të tyre nga të shiturit: të shiturit do të eliminohen përfundimisht nga reforma antikorrupsion.

Edhe shqiptarët, këtë po presin: çlirimin nga të korr uptuarit hajdutë që, pikërisht pse kanë qenë dhe janë të tillë, janë shitur kundër Shqipërisë dhe kanë vjed hur shqiptarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit