Analisti i njohur politik, Ramush Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të heqë taksën 100 përqind këtë javë, pasi këtë nuk po e përkrahin as ndërkombëtarët, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka deklaruar ai në televizionin publik të Kosovës, ku ndër të tjera tha se nëse kjo nuk ndodhë, jetëgjatësia e qeverisë vihet në pikëpyetje.
“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës.
Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve.
Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike.
S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai në televizionin publik të Kosovës.
Kujtojmë se BE dhe SHBA vazhdimisht kanë bërë thirrje që Kosova ta heqë taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, pasi që kjo ka bllokuar dialogun mes dy vendeve.