Tmerri kaplon Gjilanin

0
455

Djegia e mbeturinave ka shkaktuar tym të madh në qytetin e Gjilanit.

Një lexues i Koha.net ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku thotë se prezent janë edhe policia dhe zjarrfikësit, të cilët janë duke tentuar ta shuajnë zjarrin.

Komandanti i stacionit të Zjarrfikësve në Gjilan, Rabit Murseli ka konfirmuar për Koha Ditore se janë djegur disa mbeturina, që kryesisht janë materiale ose mbetje të ndërtimtarisë, si stiropor e gjëra të tjera.

Koha Ditore mëson se zjarri është lokalizuar.