8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Agim Veliu: Vetëvendosje është partia më antirugoviste në Kosovë

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën qeverisin së bashku në nivelin qëndror.

Veliu në hapjen e fushatës zgjedhore për kryetar të Komunës së Podujevës, ka kritikuar kandidatin e Vetëvendosjes, dikur bashkëpunëtorin e tij, Shpejtim Bulliqi.

- Advertisement -

Ai ka thënë se do ta kursejnë Bulliqin, për shkak se sipas tij, ai është invalid.

“Do ta kursejmë kësaj radhe për shkak se më duket që është ivalid dicka”, ka thënë ndër të tjera Veliu.

Ish-kryetari i Podujevës, ka thënë se Bulliqi thotë se e mbronë “rugovizmin”, dhe ka shkuar në partinë më antirugoviste në Kosovë.

- Advertisement -

“Ai thotë se po e mbronë rugovizmin dhe ka shkuar në partinë më antirugoviste në Kosovë”, ka thënë Veliu.

Kjo është vetëm një pjesë e ashpërsimit të retorikës mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Ani pse kanë koalicion në nivel qendror, të dy këto parti, po zhvillojnë një garë të ashpër në zgjedhjet për kryetar të Podujevës, të cilat do të mbahen me 15 mars.

Në garë nga LDK, është Nexhmi Rudari, teksa nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Edhe PDK do të marr pjesë në zgjedhje, duke garuar me Naim Fetahun.

Fushata zgjedhore për kreun e Podujevës, ka filluar sot dhe do të zgjas deri më 13 mars, ndërsa votimi i qytetarëve për atë se kush do t’i përfaqësojë si kryetar i Komunës, do të bëhet të dielën e 15 marsit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit