Arbër Zeneli ndihet i lumtur që i dha fund periudhës së errët në karrierë, ku qëndroi për rreth 9 muajve jashtë fushave të blerta.
Ylli kosovar u rikthye fundjavën që shkoi duke luajtur me ekipin e parë të Reimsit, ndërsa një javë më parë kishte luajtur edhe për ekipin e rezervistëve.
Ai ishte lënduar rëndë në muajin qershor të vitit të kaluar në ndeshje me Malin e Zi në Podgoricë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.“9 muaj që nga ndeshja ime e fundit dhe 8 muaj nga operimi.
I vendosur ta shoh se çka do të sjellë e ardhmja”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale.Futbollisti ofanziv luajti 5 minuta në ndeshje me Monacon fundjavën që shkoi. 25-vjeçari shpreson të jetë i gatshëm dhe në formë për ta ndihmuar edhe Kombëtaren e Kosovës në Ligën e Kombeve.“Dardanët” do të luajnë me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “Play-Offit” në fund të këtij muaji.