3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Këshilltari i presidentit mbron Çitakun: Atë që dështoi ta bëjë Daçiqi e bëri Konjufca

Rekomandime

Këshilltari i presidentit Presidentit të Republikës së Kosovës i ka dalë në krah ambasadores Vlora Çitaku, pas kërkesës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për tërheqjen e saj nga posti i ambasadores në Washington.

- Advertisement -

Artan Behrami, përmes një reagimi në profilin e tij në ‘facebook’, ka thënë se atë që dështoi ta bëjë për shumë vite ministri serb, Ivica Daçiq, po bënë sot Glauk Konjufca.

“Atë që dështoi ta bëjë ministri serb, Ivica Daçiq, tash e shumë vite në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bëri sot ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një tentimi për të larguar ambasadoren më të mirë që ka Republika jonë”, ka shkruar Beharmi.

Ai ka thënë se “Ambasadorja Vlora Çitaku për një kohë të gjatë ka fituar çdo betejë kundër ministrit serb, Daçic, i cili, më shumë se kushdo tjetër në botë, kërkon zëvendësimin e saj”.

- Advertisement -

Ndërkohë si skandaloze po e sheh edhe kërkesën për tërheqjen e ambasadorit Ylber Hysa.

“Kërkesë e njëjtë skandaloze është edhe ajo për ambasadorin Ylber Hysa, ndër njohësit më të mirë të rajonit dhe kontribuues në shumë procese shtetformuese në Kosovë. Të tilla janë edhe kërkesat për tërheqjen e ambasadorëve të tjerë”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

“Politika e Jashtme e Kosovës duhet të orientohet në koordinimin e veprimeve me partnerët strategjikë të Kosovës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar dhe për të përmbyllur anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit