Poeti kosovar, Agim Vinca, nuk ka hezituar që të kritikojë ashpër qasjen e diplomacisë amerikanë ndaj Kosovës, e në veçanti ndaj Qeverisë së re.
Në një fjalim të mbajtur në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Vinca shpreson se ky presion do të tejkalohet siç ka tejkaluar, siç thotë ai, “kualifikimi i diplomatit amerikan Gelbard, i cili e pati cilësuar UÇK-së si organizatë terroriste”, shkruan Reporteri.net.
“Serbia vazhdon fushatën e saj kundër Kosovës duke lobuar për çnjohjen e saj si shtet, kurse bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë SHBA, në vend që të inkurajojnë përpjekjet për shtet ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, kërkojnë në mënyrë apodiptike vazhdimin e dialogut, heqjen e menjëhershme të tarifës dhe mosaplikimin e parimit të reciprocitetit, duke i krijuar kështu favore agresorit. Si qytetar i këtij vendi, si intelektual, nuk mund të mos them se kjo qasje më duket e padrejtë, madje tejet e padrejtë, por shpresoj të tejkalohet ashtu siç u tejkaluar dikur kualifikimi I diplomatit amerikan Gelbard, i cili e pat cilësuar UÇK-së si organizatë terroriste, por më vonë gjërat ndryshuarn”, thotë ai.
Madje, Vinca i jep vetes të drejtë që të sugjerojë diplomacinë amerikën se ku duhet të fokusohet, duke thënë se ata nuk po fokusohen në pikën e duhur.
“Sikur ky zell i autoriteteve amerikane të ishte i orientuar tjetër kah, ta zëmë kah lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, do të ishte një mrekulli. Por fatkeqësisht hepërhe nuk po ndodhë kështu”, shton ai.
E para këtyre sulmeve ndaj Amerikës, Vinca flirtoi mjaft shumë me kryeministrin Albin Kurti, i cili vetë e kishte ftuar në këtë akademi. Vinca tha se Qeveria e re po ndërpret trendet negative.
“Kosova ndodhet në një gjendje të rëndë ekonomike, politike dhe sociale si pasojë e keqqeverisjes shumë vjeçare. Qeveria e re e dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit po0 bën përpjekje t’i ndërpres trendet negative në shoqëri, kjo është evidente veç kush nuk do ta shoh, por ajo nuk ka shkop magjik për t’i zgjidhur problemet”, ka thënë ai.
Ndryshe, edhe disa zyrtarë të VV-së sot e kanë sulmuar ambasadorin Grenell, i cili më drejtpërdrejt se kurrë po thekson se nevojiten vendime të shpejt rreth taksës që t’i hapet rrugë dialogut