10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Dy lojtarët e Trepçës humbin vetëdijen, ndërpritet ndeshja

Rekomandime

Derbi në mes të Trepçës dhe Prishtinës në hendboll është ndërprerë, pasi që dy lojtarë mitrovicas kanë pësuar lëndime të rënda nga një përplasje mes tyre dhe më pas është vendosur të ndërpritet ndeshja.

- Advertisement -

Të dy klubet janë pajtuar që ndeshja të ndërpritet dhe të vazhdojë një ditë tjetër.Ndeshja është ndërprerë në minutën e 11-të kur rezultati ishte 5:2 në të mirë të Prishtinës.

Gjatë lojës Vaglir Buqinca e Alban Shabani kanë pasur një përplasje në mes vete dhe kanë pësuar lëndime të rënda.Të dy janë dërguar në spital, ndërsa është raportuar që gjendja e tyre është më e mirë. Të dy lojtarëve u është kthyer vetëdija në spital.

Në një situatë të tillë ndeshja e humbi kuptimin dhe u mor vendimi që ajo të vazhdojë një ditë tjetër.Këtë lajm e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës në faqen e tyre zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit