2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Britania do të paguajë 3.500 funta vullnetarët për tu prekur qëllimisht nga virusi

Rekomandime

Vullnetarët do të paguhen 3.500 funta nëse infektohen me koronavirus teksa shkencëtarët po luftojnë me kohën që të gjejnë një vaksinë kundër virusit.

- Advertisement -

Qendra Inovative, Mbretëresha Maria BioEnterprises në Londër, po rekruton 24 persona për një studim, transmeton Gazeta Express. Atyre do ju vihet me inxheksion një formë e dobët e virusit. Kështu ata do të kenë simptomat e COVID-19.

Pacientët do të mbesin në karantinë për dy javë në mënyrë që të shihet a po funksionon vaksina. Më shumë se 35 të tilla janë në zhvillim, dhe qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar 46 milionë funta për të luftuar koronavirusin.

Gjithsesi, ekspertët kanë thënë se vaksina nuk do të mund të krijohet me kohë, në mënyrë që të ndalet pandemia ndërkohë që 110 mijë persona janë prekur në të gjithë botën.

- Advertisement -

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thirrur një mbledhje emergjente për të diskutuar hapat për parandalimin e pandemisë.

Sa i përket çmimit për vullnetarët, pjesëmarrësit duhet që të qëndrojnë në karantinë për dy javë dhe të i nënshtrohen një diete strikte. Atyre nuk do u lejohet që të ushtrojnë apo të kenë kontakte me ndokënd. Mjekët do të studiojnë reagimin e vaksinës të veshur me rroba mbrojtëse. Deri më tani kanë aplikuar 35 veta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit