13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Në Shqipëri nuk pajtohen assesi se Kosova është e pavarur

Rekomandime

Drejtuesi i “Opinionit”, Blendi Fevziu, në emisionin e tij të fundit kushtuar koronavirusit dhe rasteve të infektuara në Shqipëri, ka përdorur dhe ka shfaqur në transmetim dy harta në të cilat vihet në pikëpyetje kufiri i Republikës së Kosovës me Serbinë.

Harta e parë që Fevziu ka shfrytëzuar është marrë nga ‘Google Maps’. Në këtë hartë kufiri i Kosovës me Serbinë shfaqet me vija të ndërprera.

- Advertisement -

Këtë hartë Fevziu e kishte shfaqur në ekranin e tij të madh pas shpinës, ku ilustronte largësinë Itali-Shqipëri.

Ndërkohë hartën e dytë të cilën e shfrytëzon drejtuesi i emisioni “Opinion”, është pjesë e ueb-faqes e cila tregon në kohë reale për rastet e infektimit dhe vdekjeve nga koronavirusi. Njësoj sikurse në hartën e parë, edhe këtu kufiri i Kosovës me Serbinë shfaqet me vija të ndërprera.

- Advertisement -

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri shfrytëzohen harta në të cilat vihen në pikëpyetje kufijtë e Kosovës.

- Advertisement -

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shfrytëzuar një hartë në të cilën Kosova shihej pjesë e Serbisë.

Një skandal i tillë i kreut të Qeverisë shqiptare kishte nxitur reagime të shumta në Kosovë e Shqipëri.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe kufijtë e saj janë njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë.

Akti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në kufijtë ekzistues është njohur edhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit