Senatori amerikan, David Perdue ka dhënë kërcënim serioz për Kosovën duke shkruar në Twitter se nëse taksa nuk hiqet, Amerika duhet të shqyrtojë praninë e saj në Kosovë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka quajtur keqinformim reagimin e zyrtarit amerikan.
“Jo zotëri, ju keni qenë të keqinformuar! Serbia ka vendosur tarifa edhe për Kosovën, kështu që tarifat duhet të hidhen nga të dyja palët.
Kosova është gjithmonë e përkushtuar për paqe. Serbia ishte dhe mbetet i vetmi mik i Rusisë dhe agresori i vetëm në Ballkan”, thuhet në reagimin e deputetit të Vetëvendosjes. /Indeksonline/