4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

E konfirmojnë zyrtarët shëndetësorë: Në Kosovë ende nuk ka Koronavirus

Rekomandime

Në Kosovë ende nuk ka zyrtarisht persona të raportuar me koronavirus.

Kështu thanë në një deklaratë për media zyrtarët shëndetësorë.

- Advertisement -

Drejtoresha e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha,tha se aktualisht kanë hospitalizuar gjashtë pacientë që po dyshohet se kanë simptomat e ngjashme me të koronavirusit, ndërsa dy të tjerë janë ende nuk janë pranuar në klinikë pasi janë duke i ekzaminuar.

Gjendja e përgjithshme e pacientëve është e mirë.

Ne çdo ditë do të presim raste sporadike dhe është normale që kanë me ardhur për të kërkuar ndihmë edhe pse deri tash kanë ardhur me simptoma të lehta.

- Advertisement -

Për momentin nuk ka pacientë që kanë simptoma më të theksuara”.

Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se e kanë formuar një komitet multidisplinar në të cilën janë bërë përgatitje që disa klinika janë bërë porta hyrëse me një gatishmëri, si dhe me masa preventive për stafin dhe është rritur më shumë higjiena në përgjithësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit