0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Burri i Albulena Haxhiut e quan tugjar Isa Mustafën: Faljani Trampëve Kosovën

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë dërguar mesazhe serioze drejt Kosovës si pasojë e mos heqjes së taksës 100 %. Qëndrimi i senatorit amerikan David Perdue për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova është shpërndarë edhe nga Richard Grenell dhe Robert O’Brien, ndërkohë më i hapur ka qenë djali i Trump. Donald Trump Jr ka thënë se ushtarët amerikanë duhet të kthehen nga Kosova në SHBA.

- Advertisement -

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se raportet me Amerikën janë në një fazë kritike. Mustafa gjithashtu ka treguar se ka dërguar në Washington Skënder Hysenin për të diskutuar direkt me Richard Grenell, duke shtuar se do të diskutojë edhe me Kurtin për të dalë me një qëndrim të përbashkët rreth taksës.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar burri i ministres Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, i cili e ka cilësuar si tugjar Isa Mustafën.

Siç thotë ai me ironi “ ‘Le të mblidhet Kuvendi i Kosovës dhe le të ia falë Kosovën Grenellit dhe djalit të Trampit, pastaj ata si monarkë të vetëshpallur le të vendosin çka dojnë me i dhanë Serbisë dhe çka dojnë me na ba neve”, raporton Express.

- Advertisement -

Tutje Krasniqi ka thënë se Isa Mustafa, Kadri Veseli e Daut Haradinaj duhet të fillojnë mbledhjen e nënshkrimeve për ta shpëtuar Kosovën siç e kanë shpëtuar për këto 20 vjet.

Tutje burri i ministres Haxhiu ka lënë të kuptohet se po tentohet që Kosova të bëhet kurban i fushatës zgjedhore të SHBA’së.

- Advertisement -

“Isë, Kadri, Fatmir, Daut dhe tugjarë të tjerë nisnjani mbledhni nënshkrimet e kryeni këtë punë njëherë e mirë dhe na çlironi siç jeni mësuar të na çlironi e shpëtoni sa e sa herë për dy dekada.

Në fund të fundit kush është Kosova mos me u ba kurban i secilit diplomat e secilës fushatë zgjedhore të vendeve mike pa përjashtu këtu interesat e Thaçit.

Rroftë miqësia ndërkombëtare, planetare poshtë Kosova dhe gjaku i bijave dhe bijve të saj naivë.” “, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit