7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Edhe një zyrtar amerikan paralajmëron heqjen e trupave amerikane nga Kosova

Rekomandime

Senatori republikan, Rand Paul, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë që trupat amerikane t’i tërheqin nga Kosova.

Përmes një cicërime, Paul ka deklaruar se e inkurajon Kosovën që të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme në rajon.

- Advertisement -

“Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. E inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje …”, ka shkruar Paul.

E gjatë ditës së djeshme Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump.

- Advertisement -

Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë.

Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit