7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vazhdon “festa” në QKMF-në në Gjakovë, pamje të tjera

Rekomandime

Ndërsa edhe Kosova, ashtu si e gjithë bota po përballet me një situatë të jashtëzakonshme, si pasojë e koronavirusit, që gjatë ditës së djeshme u shpall pandemi nga OBSH-ja, dihet se përgjegjësia më e madhe në situata të tilla bie tek stafi mjekësor.

- Advertisement -

Mirëpo, në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, me sa duket stafi ka zgjedhur që në gjithë këtë situatë tensionuese të gjejë kohë për argëtim.

Në disa video të publikuara në media, shihet se stafi në këtë qendër vallëzojnë me këngë të Medës, ndërkohë që një pacient pret jashtë për analiza.

Reporteri ka siguruar edhe dy video të tjera që tregojnë se “festa” aty ka vazhduar edhe për pak kohë dhe repertori ka ndryshuar.

- Advertisement -

Brenda sallave dëgjohet muzikë me zë të lartë, dhe hapa që të lënë të kuptosh se mjekët brenda po hedhin valle.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që mjekët kosovarë kapen në situata të tilla në mes të orarit të punës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit