0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjakovarja 20-vjeçe niset urgjentisht në QKUK pasi dyshohet se është prekur me koronavirus

Rekomandime

Një vajzë e moshës 20-vjeçare nga Gjakova është dërguar me urgjencë sonte në Klinikën Infektive të QKUK-së, pasi dyshohet që ka simptoma të koronavirusit.

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ilmi Shala, ku ka thënë se një vajzë e moshës së re dyshohet për koronavirus dhe është dërguar për në Prishtinë.

“Një vajzë e moshës së re, 20 vjeçare është transportuar për Prishtinë, ajo ka ardhur në spital pasi ka pasur temperaturë. Vëllai i ka ardhur nga Italia. Menjëherë e kanë dërguar për Prishtinë. E kanë izoluar dhe janë duke ia bërë analizat, rezultatet nuk kanë dalur ende”, ka deklaruar Shala për Sinjali.

Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se ende nuk është konfirmuar asnjë rast në Kosovë.

- Advertisement -

Gjatë orëve të para të mbrëmjes në Kliniken Infektive të QKUK’së janë gjashtë persona për t’i bërë testet për koronavirus.

E deri më tash rreth 100 persona janë dyshuar dhe kanë kryer testet, por të gjithë kanë rezultuar negativ, që do të thotë në Kosove ende nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit