1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Flet familjari i të prekurit me coronavirus

Rekomandime

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, Komuna e Vitisë dhe ajo e Klinës janë futur në karantinë prej sonte në mesnatë.

Mediafokus.info ka kontaktuar në Stubëll me krijuesin dhe studiuesin e mirënjohur, Sarë Gjergji, i cili është i afërm i personit të prekur me virusin COVID-19.Ai ka treguar se të gjithë familjarët tjerë ndjehen mirë dhe nuk kanë asnjë shenjë të virusit.

- Advertisement -

“Personi që është diagnostifikuar me Coronavirus ka ardhur nga Italia dhe i njëjti ka pasur probleme të vazhdueshme shëndetësore – kronike.

Ai është i afërm i imi. Përndryshe, familjarët ku ka qëndruar ai, nuk kanë asnjë shenjë të virusit”, ka thënë Gjergji për portalin Mediafokus.info.“Sa i përket gjendjes në Stubëll, çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Organet dhe kryesia e fshatit është në koordinim dhe në bashkëpunim të plotë me institucionet e Vitisë”, shton ai.

Mesazhi i krijuesit e studiuesit të njohur kosovar, Sarë Gjergji është që të ruhet qetësia, të sillemi konform situatës dhe të zbatohen të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve komunale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit