7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vitia: Ka mungesë të materialit mbrojtës, të martën arrin material në vlerë të 400 mijë eurove

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka deklaruar se gjendja me furnizim me material mbrojtës nuk është e mirë dhe si do të dëshironin. Por, që tha se të martën ose të mërkurën do të arrijë materiali në vlerë të 400 mijë eurove dhe do të ulë kërkesat e punëtorëve shëndetësor për furnizim me material mbrojtës.

- Advertisement -

Vitia tha se jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjitha vendet e Evropës është problemi kryesor sigurimi i materialeve mbrojtëse. Ai bëri të ditur se shumë shtete kanë ofruar ndihmë për Kosovën për çfarëdo lloj ndihme, përveç ndihmave të materialeve mbrojtëse, për arsye se të gjitha vendet kanë problemin e njëjtë.

Ai bëri të ditur se materiali që e kanë siguruar më herët është në rezervat e fundit dhe se i njëjti do të dërgohet në dy komunat ku janë shënuar rastet e para me koronavirus, në Klinë e në Viti.

Vitia: Për ndryshe ësh të në procedurë procedura tjetër nga 400 mijë euro

- Advertisement -

“Ne në procedurën që e kemi zhvilluar rreth një javë ose 10 ditë më herët kemi siguruar material në vlerë rreth 100 mijë euro, ku jemi në rezervat e fundit të këtij materiali dhe sot në takimin që kishim nga ora 10 me Komitetin kemi udhëzuar që të gjitha këto rezerva të shpërndahen në Komunën e Klinës dhe në Komunën e Vitisë. Për ndryshe është në procedurë procedura tjetër nga 400 mijë euro e cila është dhënë me urgjencë nga Qeveria e Kosovës Ministrisë së Shëndetësisë dhe presim që deri të martën eventualisht të mërkurën kjo procedurë të mbarojë dhe do të ulte ndjeshëm kërkesat dhe do t’i shtonte nevojat të cilat i kanë edhe personeli shëndetësor edhe Policia. Sa i përket Policisë, kur është në ambient të hapur dhe qëndron në distancën që ne jemi tani siç jemi këtu nuk ka përhapje të virusit nga n jë person tek personi tjetër”, tha ai.

Kreu i Shëndetësisë tha se të gjitha rezervat do të ruhen për Klinikën Infektive, Institutin e Shëndetësisë Publike, Klinikën Emergjente dhe Klinikën e Pulmologjisë.

- Advertisement -

Vitia: Të gjitha rezervat e fundit do t’i ruajmë për këto Klinika

“Sot vija e parë e frontit është Klinika Infektive, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Klinika Emergjente dhe Klinika e Pulmologjisë. Të gjitha rezervat e fundit do t’i ruajmë për këto Klinika, aty ku mundësia e shfaqjes së problemeve është më e madhe. Kurse në pjesë të tjera me mirëkuptim në javën e ardhshme do të sigurohen edhe maskat tjera edhe doreza edhe material tjetër dhe do të shpërndahen”, tha Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tha se fatkeqësisht kanë hasur në një ngritje të çmimeve që disa nga operatorët e kanë shfrytëzuar, por që th a se në momentin që i kanë identifikuar të gjitha këto raste janë njoftuar organet përgjegjëse, dhe ndaj të gjithë këtyre do të merren masa konform ligjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit