10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Flet pacienti nga Vitia i prekur me Coronavirus

Rekomandime

Pas konfirmimit të pesë rasteve me Coronavirus, njëri nga pacientët e onfektuar me këtë virus nga Komuna e Vitisë ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

- Advertisement -

Ai në një prononcim për Radio Dukagjin ka treguar se gjendja e tij është e mirë.

“Unë babën e kam të shtrirë këtu në klinikë. Edhe shoqen e kam, ku te treve na kanë thënë se jemi me simptoma të Coronavirusit pozitive. Gjendja për momentin është e mirë, edhe baba është mirë, ku me atë nuk kemi pasur kontakte që dy ditë, e që nuk po na lënë që ta vizitojmë. Unë me gruan time jemi më një dhomë dhe jemi mirë. Unë dhe gruaja nuk kemi asnjë ankesë, vetëm po na thonë që duhet të rrimë këtu të shtrirë në klinikë, duhet të mos keni kontakte me njerëz, duhet të pushoni e kështu me radhë”.

Pacienti tregon se edhe gjendja e familjarëve të tij është e mirë.

- Advertisement -

“Gjendja e fëmijëve është e mirë. Kam tre fëmijë në shtëpi edhe nënën, janë mirë. Baba është ardhur nga Italia, i cili nuk e ka ndie vetën mirë, kishte pak si ftohje, e mora dhe dërgova në spital në Viti, pas një kontrolle thanë që duhet ta dërgojmë për në Gjilan, pastaj nga aty duhet ta dërgoni në Prishtinë dhe se katër ditë jemi këtu”, shtoi ai. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit