4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shkon në 13 numri i të infektuarve, ministri Vitia konfirmon edhe 4 raste tjera me koronavirus

Rekomandime

Ka shkuar në 13 numri i të infektuarve me virusin COVID-19.

- Advertisement -

Është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili bëri të ditur se mbrëmë vonë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të konfirmuar me datën 13, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

- Advertisement -

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit