Sunday, September 15, 2024

Vjen në Kosovë testi që tregon për 10 minuta nëse keni koronavirus

- Advertisement -
- Advertisement -

Kompania Spring në Zvicër ka krijuar një pajisje që teston dhe tregon brenda 10 minutave për rezultatin e koronavirusit.

Nga kjo kompani, Agron Selimi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se funksionon dhe kur pritet të vijë në Kosovë.

- Advertisement -

‘’Ne përfaqësojmë kompaninë Spring nga Zvicra që është kompani që merret me hulumtimin e këtre gjërave teknologjike. Kjo është një kompani zvicerane që ka partneritet me organizata shtetërore dhe Testi bohet njëjtë sikur ceshtja e diabetit. E merr gjakun dhe e qet në një vend. Është edhe një pjesë tjetër e likidit dhe e testojmë’’, ka treguar ai.

‘’Është në testim dhe deri tani janë shitur 30 milionë copë. E ka certifikatën e komunitetit Europian dhe i ka të gjitha certifikatat.’’

‘’Ministria e Shëndetësisë është në bisdime drejtpërdrejt me kompaninë. Mendoj se do ta sjellim në javën e ardhshme dhe është e mirë për cdo qytetar. Është e mundshme të bëhet cdo natë. Është optimale për policinë dhe ushtrinë që nuk mund të bëjnë teste dhe të presin rezultate.’’, shtoi Selimi.

- Advertisement -

Ai tregon edhe sa pajisje pritet të vijnë pas marrëveshjes dhe cmimin e tyre.

‘’20 mijë copë do të sjellim në fillim të javës së ardhshme. Nëse nuk qesin taksë në këtë produkt i obligojmë edhe farmacitë që të mos kalojë 10 euro. 98% është saktësia e mjetit’’, thotë Selimi.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura