-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

A mund të jetë ky “shpëtimi” për Shqipërinë e Kosovën

Rekomandime

Epidemiologu shqiptar Taualant Muka, ka shpjeguar se pse koronavirusi në Shqipëri nuk mund të marrë përmasat e Italisë, pavarësisht se tashmë numri i të prekurve ka shkuar në mbi 50.

Ai ka thënë se mosha luan rol kyç në këtë aspekt, gjë që tregon se Italia po vuan pasojat e COVID-19 edhe për shkak të moshës se plakur, dhe prekjes nga virusi (sikurse shihet dhe në grafik) të moshave te thyera, ne ndryshim nga Korea e Jugut për shembull që ka një moshe më te re dhe për pasoje vdekshmëria nga COVID-19 është tre here me e vogël se Italia.

- Advertisement -

Muka ka thënë se prandaj virusi në Shqipëri, duke marre parasysh që jemi një shoqëri e re dhe jo e plakur, nuk mund të këtë sjelljen si në Itali.

Kujtojmë se edhe Kosova është ndër vendet me moshën mesatare të popullsisë më të re në Evropë, gjersa tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 16.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Pse Shqiperia nuk mund te jete ne kushtet e Italise?!

Ju kujtohet grafiku i moshes qe ju tregova dje mes Shqiperise dhe Italise?

- Advertisement -

Ky artikull tregon se Italia po vuan pasojat e COVID-19 edhe per shkak te moshes se plakur, dhe prekjes nga virusi (sikurse shihet dhe ne grafik) te moshave te thyera, ne ndryshim nga Korea e Jugut per shembull qe ka nje moshe me te re dhe per pasoje vdekshmeria nga COVID-19 eshte tre here me e vogel se Italia!

Grafiku tregon se ne Itali mosha e thyer eshte me e infektuar nga virusi se moshat e reja, ndersa ne Singapor eshte e kunderta. Mesa duke ne Itali nuk e kane menaxhuar kontrollin e perhapjes se infeksionit te pjesa e popullates me e rrezikuar, pra te mosha e trete duke rritur numrin e vdekjeve ne menyre eksponenciale.

Prandaj virusi ne vendin tone, duke marre parasysh qe jemi nje shoqeri e re dhe jo e plakur, nuk mund te kete sjelljen si ne Itali, dhe projeksionet statistikore mund te ndihmojne per te vleresuar masat qe duhen nderrmare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit