1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

I kanë dy familjarë të prekur me virus, qytetari nga Dumnica në karantinë thotë se po u harxhohet ushqimi

Rekomandime

Mursel Haliti, vëllai i personit të infektuar me koronavirus nga Komuna e Podujevës, ka folur në një lidhje direkte për emisionin Frontal në T7, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Haliti ka deklaruar se gjendja e vëllait të tij është e mirë, derisa shton se që nga dje nuk ka marrë ndonjë terapi.

Ai thotë se së bashku me familjen ndodhen në karantinë, derisa është ankuar se nuk i kanë kontrolluar për të parë se a kanë simptoma të virusit.

“Gjendja e tij është normale, prej djeshit nuk ka ndonjë terapi. Ne nuk e kemi vizituar vëllain vetëm jemi dëgjuar në telefon, sepse na kanë shti në karantinë. Komplet familja jemi të izoluar. Nuk ka pasur asnjë kontroll, na thanë që vjen një ekipë tjetër që na kontrollon të gjithëve edhe për dezinfektim, por e kanë qu një ekip përveç shtëpinë e vëllait s’kanë dezinfektu shtëpinë tjetër”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Haliti ka thënë se nuk kanë edhe shumë rezerva ushqimore.

“Nuk kemi mjete higjienike, as ushqimore jemi në rezervat e fundit, dje na kanë vizitu vetëm gazetarët, ne kemi tjera nevoja. Ushqimet i kemi ka fundi, kemi nevojë për një ekip mjekësor, se po na qesin në depresion shkojnë pyesin me ka tjetër ka pas kontakt e s’vijnë me na vet neve mas pari. Një aparat të temperaturës na ka dhanë ni kojshi”, shton ai.

- Advertisement -

Së fundmi në infektivë si i infektuar më këtë virus është shtruar edhe prindi i Halitit. Ai thotë se vëllai dhe babai i tij janë duke u trajtuar në të njëjtën dhomë në këtë klinikë.

“Është edhe baba, ai ka jetu me të. E kanë shti në të njëjtën dhomë, qysh ka mundësi me i shti në të njejtën dhomë të dytë. Nuk kam informacione se qysh kanë dalë rezultatet”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit