Minsitri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka njoftuar qyetetarët se ka marr vendim për të mos regjistruar automjetet përkohësisht, shkruan Gazeta Metro.
Veliu ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimin për pezullim të përkohshëm të afatit kohor prej pesë ditëve, nga dita e bërjes së pagesës së Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve, e cila është paraparë në Udhëzimin Administrativ nr. 07/2019 për Regjistrimin e Mjeteve.
Ky është njoftimi i plotë i ministrit:
Sot kam nënshkruar vendimin për pezullim të përkohshëm të afatit kohor prej pesë ditëve, nga dita e bërjes së pagesës së Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve, e cila është paraparë në Udhëzimin Administrativ nr. 07/2019 për Regjistrimin e Mjeteve.
Ky vendim është marrë duke u bazuar në nenet 10 dhe 11 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, nenit 8 të Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe duke u bazuar në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë nr. 01/09.
Sipas këtij vendimi, pezullohet përkohësisht zbatimi i paragrafit 1 dhe 3 të Udhëzimit për Regjistrimin e Mjeteve, ku të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të bëhen në secilën Qendër për Regjistrimin e Automjeteve të rajonit përkatës, përkatësisht vendbanimit të pronarit të mjetit.