Ish- deputeti i Nismës, Milaim Zeka është pērplasur me avokatin Tomë Gashi.Shkak ishte shkarkimi nga Kurti i ministrit të Brendshëm Agim Veliu, raporton Gazeta Blic.“Qifti i këshlltarëve si ti, qifti yt e ka marrë në qafë Albin Kurtin duke i thënë se do t’i merrni 60 për qind nëse shkoni në zgjedhje”, i tha Zeka Gashit në “Info Magazinë” në Klan Kosova.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Gashit, i cili i tha se Kurti nuk u bë kryeministër për një muaj.
“Ju nuk po e dini se kush është kryeministër i vendit. Ju nuk po e dini kush është Albin Kurti”, tha Gashi.
I menjëhrshëm qe reagimi i Zekës, i cili tha se Kurti nuk po lëshon pe para Amerikës e lëre më para Isa Mustafës.
“Albin Kurti është kamikaz politik”, tha Zeka, raporton Gazeta Blic.