10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kurti: E shkarkova Veliun, s’ka ministra me dikë që harmonizon qenderimet me qeverinë e vjetër!

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se sa i përket vendimit për shkarkimin e Agim Veliut e ka njoftuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa gjysmë ore më herët.

- Advertisement -

“Unë e kam njoftuar më shumë se gjysmë ore përpara për vendimin që kam marrë dhe kam kërkuar emrin e ri. Me marrëveshjen tonë të koalicionit jemi zotuar se do të mbajmë qendrime të njejta. Po mos të ishte deklarimi i mesnates i ish-ministrit sot do të ishte situate tjetër, por tash e kemi qeverinë e re, dhe nuk mund të kemi minsitra që i harmonizojnë qëndrimet me dikë nga regjimi i vjetër”, ka thënë Kurti, transmeton Indeksonline.

“Unë kam qenë shumë tolerant dhe vazhdoj të jem, jam i intereaur për komunikim dhe bashkëpunim por rregullat dhe parimet janë rregulla. Qeveria e re është serioze dhe ato të shakagjinjëve kanë marrë fund. Ndërkaq me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë nuk kam pasur takim sot, por dje dhe në atë takim nuk e kemi diskutuar tarifën”, ka shtuar tutje Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit