Në ora 20:00 është mbajtur protesta e qytetarëve për situatën aktuale politike në vend.
Kjo protestë ndryshe nga herët tjera u organizua nga ballkoni duke bërë zhurmë me mjete metalike (tenxhere, tigana e lugë), shkruan Indeksonline.
Në protestën që zgjati vetëm 5 minuta, u bashkua edhe artisti i mirënjohur i humorit, Rasim Thaci-Cima i cili ka ndarë videon me adhuruesit në Facebook.
“Hajde ma gjallë, më paska marr malli për muzikë” dëgjohet të thotë aktori i humorit.
Ndryshe, qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19.