Këngëtari kosovar, Robert Berisha duket se nuk po mundet të qëndrojë më në konviktet studentore. Ai u karantinua para dy dite, pas kthimit nga Stambolli, për shkak të koronavirusit.
Mirëpo, qëndrimi i tij në konviktet e Prishtinës nuk po e gëzon aspak.
Madje, Roberti s’po përton që të merret edhe me komunetuesit e Facebook-it dhe Instagramit.
Një përplasje kishte edhe me zyrtarin e PDK-së nga Gjilani, Flurim Berisha.
“Ty met shti këtu ja nis e kan.
Koke bulash.
Vete tezen tone qa bon manekeni o Flurim pikquditsja”, ka shkruar Berisha.
Ndryshe, zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Flurim Arifi ka thënë se Roberti duhet t’i ankohet institucioneve të vendit, pasi i njëjti nuk paguan asnëjherë tatime.
“Shihet ti, ky paska menduar që aty e kanë dërguar në pushime, oh maneken (qe kurrë nuk i paguani tatimet e shtetit) Kosova nuk është Gjermani, karshi mundësive mjaft ka bërë. Kështu që rri trus aty dhe shpresoj që nuk je i prekur nga virusi.