Organizuan faljen e namazit në shtëpi, arrestohen tre të dyshuar

0
273

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar pasi kishin organizuar faljen e namazit në Gjilan.

Sipas raportit të policisë të dyshuarit në lagjen Arbëria të Gjilanit në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit të së premtes.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.