-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kryetari i Suharekës: Bali Muharremi i mbështet të moshuarit me një tekst emocionues

Rekomandime

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremi, në këtë kohë kur koronavirus ka marrë një hov në Kosovë, ka thënë disa fjalë për të moshuarit, më të prekusit e këtij virusi.

- Advertisement -

Ai në një njoftim ka thënë se të moshuarit tani më e dinë se ata janë më të prekurit dhe se vështirë e kanë ta përballojnë.

Prandaj, sipas tij ata ndoshta ndihen të vetmuar dhe ka bërë thirrje që t’i mbrojnë qytetarët ata dhe t’i mbështesin, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Përballë situatës së virusit ata mund të ndihen keq. Sikurse jemi edhe ne përballë të njejtit shqetësim.
Shumë herë ndoshta me kujdesin më të vogël, u kemi thënë se ata janë më të prekurit dhe se vështirë e kanë ta përballojnë.

Kudo këto ditë ua kemi përsëritur disa herë, përmes mediave e në diskutime mes nesh.

- Advertisement -

Ata edhe nëse nuk flasin, ta dini se janë dorëzuar në zanin e brendshëm dhe në vetvete ndoshta ndihen të zhgënjyer dhe të braktisur.

Ata janë pjesë e familjeve tona dhe e shoqërisë sonë. Janë e kaluara që pati fuqi ta na mbaj gjallë deri sot, ndoshta shpesh herë edhe në sfida thuajse të pamudshme.

Këtë duhet ta kalojmë bashkë dhe zemrat tona duhet të rrahin fortë për njëri-tjetrin, me dashuri dhe respekt për ta.

Fati mund të troket i ndryshëm tek secili,
mirëpo mbase ata do t’na mbajnë inat për sjelljen tonë këtë kohë, por do ta kuptojnë se diskutimi dhe thirrja ishte për mbrojtjen e shëndetit të tyre.

Ata janë të barabartë me ne. Por në shpirt i ndjejmë pa dyshim të madhërishëm.
Nuk janë të moshuarit që duhet të shfaqen si statistika, por janë të afërmit tanë që duhet ti mbrojmë dhe ti mbështesim.

Bashkë do ta kalojmë edhe këtë.
Bashkë do të rrimë në shtëpi.
Bashkë si familje do ta mbajmë pastërtinë.
E kemi mundësinë t’ju dëgjojmë më shumë, që të na këshilloni dhe shprehni dashninë tuaj.

Do të vinë ditë të mira sigurisht.
Ju dhe ne do ta kemi jetën jetën bashkë.
Në dasma e ditëlindje.

Me respekt
Bali Muharrema

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit