Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se zinxhiri furnizues në Kosovë është duke funksionar mirë, Dogana po vazhdon punën si zakonisht dhe maunet janë vazhdimisht duke hyrë në Kosovë me procedurë të rregullta të zh zhdoganimit pas kontrolleve mjekësore.
“Rritja e importeve ditët e fundit garanton se nuk do të ketë mungesë as të artikujve ushqimorë, e as të atyre të higjienës apo farmaceutike. Shitoret, furrat e banatoret vazhdojnë punën për furznimin e rregullt të qytetarëve. Përderisa bizneset e mbyllura, siç janë baret, restorantet dhe qendrat tregtare me respektimin rigoroz të ndalesave të Qeverisë, po japin kontribut në mos-përhapjen e virusi korona”, tha Kurti, shkruan Indeksonline.
Ai tutje shtoi se sistemi banker po funksionon mirë kryesisht i fokusuar në realizmin e pagesave dhe mirëmbajtën e rrjedhës së parasë së gatshme.
“Mbetet rekomandimi për shfrytëzimin sa më të madh të pagesave elektronike, kartelave bankare dhe bankomatëve, që t’u shmangemi sporteleve bankare, radhëve e tollovive para tyre. Furnizimi me energji elektrike apo me ujë të pijhëm apo mbledhja e mbeturinave është duke funksionuar normalisht falë mijëra punonjësve të këtyre shërbimeve”, shtoi Kurti./