Kufizimet kufitare që synojnë ngadalësimin e pandemisë së koronavirusit në Europë kanë shkaktuar refuzimin e hyrjes së mijëra qytetarëve dhe kaos në vendkalimet në lindje të kontinentit.
Kamionët duhej të prisnin 30 orë në vendkalimin Jedrzychoëice të Polonisë në kufirin gjerman, ndërsa makinat u përballën me vonesa 16-orëshe, deklaroi Joanna Konieczniak, nga rojet kufitare polake.
Në anën gjermane, policia njoftoi një tërheqje prej rreth 60 kilometrash.
Kryeministri i shtetit gjerman lindor të Saksonisë, që kufizohet me Poloninë, bëri thirrje për ndihmë ushtarake, përballë radhëve të gjata të qytetarëve të cilët përpiqeshin të ktheheshin në atdhe, si rezultat i pandemisë së koronavirusit.