10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ndërron jetë shqiptari i tretë nga koronavirusi

Rekomandime

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv ne Tiranë, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

- Advertisement -

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit