Blerim Potera, një emër i njohur për organet e rendit në Kosovë datën e 14 të këtij muaji ishte takuar e madje edhe fotografuar bashkë me ish- ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.Takimi në mes Poterës dhe Veliut kishte ndodhur në zyrën e nënkryetarit të LDK-së në MPBAP.
Blerim Potera është po ashtu i afërt me Andi Pajaziti, personi i cili dyshohet për tentim-sulm ndaj Berat Buzhalës, drejtorit të Gazetës Express.Këtë e ka konfirmuar vetë Pajaziti në një bisedë për KALLXO.com.KALLXO.com ka siguruar fotografi ku shihet Potera dhe ish- Ministri Agim Veliu në zyrën e ministrisë.
Potera, edhe në vitin 2017 ishte bërë lajm ne mediat e Kosovës kur ishte fotografuar me drejtuesit kryesor të burgjeve të asaj kohe, raportimet ishin se si një i dënuar dhe i arrestuar shihej duke darkuar me drejtuesit kryesor të burgjeve.KALLXO.com ka provuar të marr ndonjë prononcim nga Blerim Potera, ai ka thënë se e ka vizituar Veliun për të i uruar për pozitën dhe me i shprehë përkrahje për zgjedhjet lokale në Podujevë.“Edhe unë jam nga Podujeve sikurse ish kryetari i Podujevës Agim Veliu isha në zyre tek Agimi me i urua suksese në detyrën e re dhe me i shpreh përkrahje për zgjedhjet lokale në Podujeve. Ky ishte qëllimi i këtij takimi”, Ka thanë Potera për Kallxo.com.
Potera ka konfirmuar se ka precedentë penal në vitin 2005 ku ishte dënuar me 5 muaj burgim për armëmbajtje.KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Agim Veliu mirëpo ky i fundit nuk është përgjigjur në telefon.Në bazën e policisë në Prishtinë Potera është i njohur si person i dyshimtë edhe në tri raste të tjera gjatë vitit 2019 rasti i parë ka të bëjë me një rrahje rasti i dytë me veprën penale vetëgjyqësi në një incident tek kafet e vogla dhe rasti i tretë për armëmbajtje pa leje.Në të tri rastet Potera ishte paraburgosur për 48 orë. Ai kaTe 3 rastet ka qene ne mbajte nga 48 ore vetëm ne vitin 2019.Blerim Potera nuk ka kthyer përgjigje për arrestimet gjatë vitit 2019.